Faktoringu tradicional nenkupton “blerjen” e zerit te arketueshme te klienteve te kompanise se faktoringut. Kjo blerje behet nga Faktori (shkurtim I emrit kompani faktoringu) I cili paguan menjehere ne monedhe likuide klientin e tij. Me pas Faktori mbledh te arketueshmet nga pala qe ka per te paguar faturat e blera. Nepermjet ketij procesi, klienti I kompanise se faktoringut konverton menjehere ne likuiditete faturat e tij te arketueshme, duke e rifutur menjehere ne pune kapitalin e bllokuar dhe duke permiresuar pasqyrat financiare. Ne Shqiperi faktoringu rregullohet me ligjin Nr. 10029, Date 11/12/2006 dhe mbikqyret nga Banka e Shqiperise.

Pak histori

images

Ne mund ti gjejme rrenjet e faktoringut duke u kthyer ne kohen e Fenikasve, te cilet perdornin nje forme primitive faktoringu dhe te Romakeve te cilet skontonin instrumente te ndryshme financiare premtimi te pagesave. Fjala “Faktor” e ka origjinen ne latinishten e lashte dhe do te thote “te besh”.

images-1

Ne kohe moderne, faktoringu daton ne periudhen e koloneve te Amerikes se Veriut, te cilet kerkonin menyra per te lehtesuar tregtine me Britanine e Madhe, duke u shitur agjenteve ndermjetes fatura qe kishin per te arketuar. Aktualisht kane ndryshuar shume gjera ne sektorin e faktoringut, por shume terma dhe aspekte te operacioneve ngelen te njejta me ato te koheve te hershme. Faktoringu eshte akoma nje nga metodat me te hershme, me te lehta dhe me te shpejta per te menaxhuar kapitalin punues ne cdo sektor ku punohet me fatura dhe afate pagese.