Nuk do te donit asnjehere te perballeshit, gjate procesit te zgjerimit te biznesit tuaj, me mospagese nga ana e klienteve, gje qe do te demtonte aftesine tuaj per te bere progres dhe per tu rritur si biznes. Fale sherbimit tone Mbrojtje nga Borxhi I Keq, ju do te jeni I qete ne menaxhimin e biznesit tuaj. Duke punuar me Fab Invest dhe duke perfituar nga sherbimet tona te faktoringut, ju do te jeni 100% I mbrojtur nga kredite tregtare qe u keni dhene furnitoreve tuaj, cka do ju lejoje te zgjeroni biznesin tuaj me besim te plote.
Si funksionon Mbrojtja nga Borxhi I Keq?
Me kete sherbim ju do te keni ne dispozicionin tuaj stafin tone me eksperience. Stafi jone kontrollon aftesite paguese te debitoreve tuaj aktual dhe potencial duke ofruar mbulim te fatures ne nivelin qe stafi mendon se eshte I pershtatshem, nivel qe mund te shkoje deri ne 100% te vleres se fatures.
Ky sherbim quhet gjithashtu edhe Faktoring pa Rekurs ose Sigurim I Kreditit ose Mbrojtje nga Borxhi I Keq. Ne kemi preferuar ta quajme sipas menyres se fundit sepse e ben klientin tone te ndihet me mire. Me fjale te thjeshta ky sherbim perkthehet ne faktin qe ne merremi me arketimin e detyrimeve te paracaktuara sebashku dhe ne rast se klienti juaj nuk paguan ne momentin e duhur, nuk do ju kerkohet te ktheni mbrapsht parate qe keni marre ne formen e parapagimit
Avantazhet tuaja
Perfitimi I qarte nga sherbimi I Mbrojtjes nga Borxhi I Keq eshte se ju mund te fokusoheni tek rritja e biznesit tuaj, I sigurte se klientet tuaj jane kontrolluar ne menyre profesionale nga stafi yne per aftesine paguese qe do te kane dhe qe ju jeni plotesisht I mbrojtur ne rast mospagese ne kohe nga ana e tyre. Ne kete menyre nuk do keni pse te shqetesoheni me per aftesine paguese te klienteve tuaj dhe nuk do keni pse te mbani pezull zgjerimin e biznesit tuaj per shkak te dyshimit ne mospagese ne momentin e duhur nga klienti juaj.
- Ofrojme deri ne 100% mbrojtje – cka eshte rreth 20% me shume se konkurentet tane
- Keshillim I personalizuar mbi kredite tregtare qe mund tu jepni klienteve tuaj, duke ju ndihmuar te ndertoni nje biznes me performance te stabilizuar
- Kemi personel me eksperience ne kete sektor
- Ofrojme falas sherbimin e analizes se aftesise paguese te klienteve tuaj potencial
- Ofrojme ne pergjithesi limite financimi me te larta
- Pagesa te shpejta me shume pak dokumentacion dhe burokracira
- Sherbime me cmime konkuruese, gjithashtu edhe per export
- Pagesa automatike te faturave te konfirmuara pas 120 ditesh per klientet e faktoringut.
Kush mund ta perdore kete sherbim?
Ky sherbim eshte ne dispozicion te te gjithe klienteve tane qe perdorin sherbimet e Faktoringut dhe te Skontimit te Faturave.
Pse Fab Invest?
Ne ndryshim nga kompanite e tjera te Faktoringut, sherbimi yne i mbrojtjes nga borxhi i keq mund te mbuloje deri ne 100% te vleres se fatures. Per me teper, ju do te keni ne dispozicion stafin tone qe do te mendoje per ju edhe kur ju vete nuk e prisni kete.
Me Fab Invest ju mund te prisni:
- Sherbim pa pagese nga ana jone e kontrollit te aftesise paguese te te gjithe klienteve te rinj
- Limite me te larta financimi sec ofron tregu I faktoringut
- Operim ne kohe te shkurter
- Procedura te thjeshtesuara operimi