Fab Invest eshte nje kompani pionere ne tregun e faktoringut ne Shqiperi. Eshte themeluar ne vitin 2010, ka marre licencen e faktoringut nga Banka e Shqiperise ne Maj te vitit 2011, dhe ka filluar aktivitetin me 1 korrik 2011.
Kompania ka per qellim te kontriboje ne krijimin dhe zhvillimin e sektorit te faktoringut qe financon llogarite e arketueshme dhe te pagueshme. Kjo do te arrihet nepermjet eksperiences teknike te gjere qe ka akumuluar stafi menaxherial I kompanise, nepermjet dedikimit ndaj klienteve dhe sigurisht edhe nepermjet teknologjise. Fab Invest ka adaptuar nje organizim fleksibel te struktures se saj dhe po ashtu bazuar ne nje marreveshje specifike, perfiton nga rrjeti I degeve te bankave tregtare qe operojne ne Shqiperi.
Ne kete menyre, ne sigurojme nje sherbim te shpejte dhe profesional ndaj klienteve tane ne cdo zone te territorit kombetar. Fab Invest e ka orientuar aktivitetin e saj te faktoringut ne kanale te ndryshme, me qellimin per ti ofruar sherbimet e saj, nje baze te gjere kompanish te vogla dhe te mesme.