Faktoringu ju mundeson te ktheni ne likuiditet menjehere faturat qe keni per te arketuar
Nese jeni duke kerkuar fonde per te rritur biznesin tuaj athere nepermjet Faktoringut ju mund te ktheni ne likuiditet faturat tuaja pa pasur nevoje te prisni afatet e pageses te percaktuara me klientet tuaj. Me 90% te vleres se fatures se parapaguar, ju do te keni menjehere ne dore kapitalin per te cilin keni nevoje dhe mund te shfrytezoni menjehere mundesite qe ju ofron tregu, pa pritur 30, 60, apo 90 dite qe klienti tju paguaj.
Si funksionon e gjitha kjo?
Ne vend qe te prisni qe klientet te paguajne faturat tuaja, ju dergoni kopje te ketyre faturave tek ne. Keshtu ju mund te merrni menjehere deri ne 90% te vleres se ketyre faturave, dhe balancen e ngelur minus komisionet tona do e merrni ne momentin qe klienti juaj na paguan ne faturen.
Nepermjet Faktoringut ne marrim pergjegjesi te plote per te siguruar pagesen nga klienti juaj. Ne kete menyre mund ti jepni klientit tuaj afat pagese te vonuar duke e kenaqur ate dhe nderkohe merrni ne dore kapitalin qe ju duhet nga ne, pa u shqetesuar per disbalancat ne fluksin tuaj te parase.
Avantazhet tuaja
Faktoringu eshte nje menyre e shkelqyer per te pasur ne dore kapitalet e bllokuara ne faturat qe prisni per te arketuar. Faktoringu ndihmon sidomos kompanite ne fazen e tyre fillestare, kur kane shume nevoje per liquiditete dhe gjithashtu kompanite qe jane ne rritje te shpejte.
- Zhbllokoni parate e ngecura ne faturat e klienteve tuaj dhe zgjeroni biznesin tuaj
- Perfitoni 90% te vleres se faturave , balancen pa komisionet ne momentin e pageses nga klienti
- Limiti I financimit ne faktoring do te rritet bashke me kompanine tuaj
- Clirohuni menjehere nga detyrimet financiare, faktoringu ju ofron fonde brenda pak ditesh
- Kontrolloni pagesat e klienteve tuaj ne menyre profesionale fale eksperiences tone ne kete sektor
- Do te keni personel te dedikuar qe e kupton biznesin tuaj
- Ju do te keni mbi te gjitha ne kohe rekord fondet qe ju nevojiten
Kush mund te perfitoje nga sherbimi Faktoring?
Faktoringu eshte nje sherbim shume I shpejte, ne dryshim nga overdraftet ose kredite qe mund te merrni ne banka, gjithashtu niveli I financimit dhe sherbimit rritet automatikisht me biznesin tuaj. Nepermjet ketij sherbimi ju perfitoni nje situate financiare te permiresuar, nje fluks parash totalisht te parashikueshem dhe kurseni kohen qe ju duhet per tu marre me klientet tuaj ose problematikat e tyre ne pagesa.
Ky sherbim eshte per ju nese:
- Ju jeni nje kompani qe u shisni sherbimet ose produktet tuaja nje kompanie tjeter
- Ju keni nje xhiro vjetore mbi 2 milion Leke ose jeni nje biznes I sapofilluar me nje plan biznesi shume agresiv
- Ju leshoni fatura me terma pagese nga 14 ne 90 dite
Pse Omnifactor?
Omnifactor ju ofron fleksibilitetin e nevojshem dhe perkushtimin maksimal ndaj problematikave tuaja. Omnifactor eshte ne gjendje te ndihmoje kompanite e vogla dhe te mesme te operojne dhe te zgjerohen me shpejtesi.
Me Omnifactor, ju mund te prisni:
Deri ne 90% parapagim te faturave tuaja – kjo eshte perqindja me e larte qe mund te merrni ne treg
Shlyerje e shpejte e faturave te kliente – ne I mbledhim faturat me shpejtesi duke reduktuar kostot tuaja.
Kontroll profesional I kreditit tuaj – ju do te keni nje personel te dedikuar, nga me te miret ne kete sektor qe do ju ndihmoje ne menaxhimin e kontrollit te kreditit.