Sherbimet qe do te perfitoni nga Faktoringu mund te jene lokomotiva qe do shtyje rritjen e kompanise tuaj. Shume kompani qe kane filluar te perdorin sherbimet e faktoringut per disa mijera dollare, sot e perdorin ate per miliona dollare. Zakonisht sherbimet e faktoringut perdoren nga kompani te ndryshme per te kapercyer vonesat e termave te pagesave (30-60-90 dite) qe imponon tregtia si brenda dhe jashte vendit. Pasi te keni provuar varietetin e sherbimeve te faktoringut, vetem atehere ju do te keni kuptuar potencialin e vertete te tyre. Per me teper financimi (paradhenia) qe ju merrni nga kompania e faktoringut nuk shfaqet ne kontabilitetin tuaj si detyrim pergjate gjithe kohes qe perfitoni financimin.
Faktikisht sherbimet e faktoringut jane menduar per nje shumllojshmeri biznesesh por ne vecanti ne do te rreshtojme me poshte kategorite e bizneseve qe kane me shume interes te perdorin keto sherbime:
- Nese ju jeni nje kompani qe sapo ka hapur biznesin e saj, athere ju mund te merrni seriozisht ne konsiderate mundesine e bashkepunimit me nje kompani faktoringu e cila mund tju ofroje nje liste te gjate me sherbime, duke filluar qe nga analiza e riskut te klienteve tuaj deri ne sigurimin e kredive tuaja tregtare dhe parafinancimit te faturave qe prisni te arketoni.
- Nese ju jeni nje biznes I madh ose vip qe doni te optimizoni fluksin tuaj te parase dhe te perfitoni nga zgjatja e afateve qe keni per te paguar furnitoret tuaj, athere ju duhet patjeter te shikoni mundesine e bashkepunimit me nje Faktor qe do tju ndihmoje patjeter ne kete qellim. Duke vepruar ne kete menyre, ne te njejten kohe, ju do te ndihmoni furnitoret tuaj qe te kene nje fluks parash me te parashikueshem dhe ne kete menyre do te jene me te motivuar per te ofruar sherbime me cilesore ndaj jush.
- Nese ju jeni nje kompani me rritje te shpejte te shitjeve dhe ne te njejten kohe ju nuk doni te humbisni mundesine qe ti rrisni akoma me shume ato, athere ju duhet ti drejtoheni faktoringut si nje nga mundesite me te mira qe keni ne dispozicion. Ne krahasim me bizneset e tjera qe mund te jene skeptike ndaj faktoringut ose nuk e njohin thelle ate, ju do te keni nje arme te forte ne duart tuaja, per te arritur sukses ne nje kohe te shkurter. Nese ju arrini te perdorni faktoringun ne nje volum te konsiderueshem, athere ju do te mund te negocioni termat e financimit duke marre norma shume te favorshme financimi, duke qene se factoringu eshte shume fleksibel dhe I personalizuar. Ne kete menyre ju do ti jepni nje shtyse te madhe biznesit tuaj duke mbajtur nen kontroll kostot operative dhe financiare.
- Nese ju jeni nje kompani qe keni probleme me pagesat e klienteve per shkak te kapaciteti te ulet qe ka kompania juaj ne seleksionimin e klienteve dhe ne klasifikimin e tyre sipas riskut potencial. Ndoshta eshte momenti I duhur te drejtoheni tek nje kompani faktoringu qe fale eksperiences do tju ndihmoje te percaktoni ne menyren e duhur cilet nga klientet tuaj te tanishem dhe ata potencial mund ti financoni me kredi tregtare dhe cilet jo. Duke e kaluar kete sherbim jashte kompanise tuaj, ju mund te perqendroheni tek ceshtjet kryesore te zhvillimit te biznesit tuaj dhe nuk keni pse te shqetesoheni me tej per pagesat e klienteve tuaj. Per me teper, ju mund te perdorni edhe sherbimin e sigurimit te kreditit qe ofron kompania e factoringut dhe qe u lejon te jeni 100% I sigurt per afatet e pagesave qe prisni.
- Nese problemi I kompanise tuaj eshte niveli I ulet I qarkullimit te kapitalit punues, ne ju rakomandojme te merrni seriozisht parasysh mundesine e shfrytezimit te sherbimit te skontimit te faturave qe ju ofron vetem industria e faktoringut. Ju duhet te dini qe ky indikator eshte nje element kyc per suksesin afatgjate te biznesit tuaj. Mundesia qe ju keni per te pershpejtuar qarkullimin e kapitalit punues eshte dicka qe nuk duhet ta nenvleresoni.
Ne pergjithesi shume kompani mund te perfitojne nga sherbimet e faktoringut, sidomos ato kompani qe gjenden ne situatat e mesiperme. Industria e faktoringut ka bere rruge te gjate dhe me siguri qe do te vazhdoje te jete edhe ne te ardhmen. U takon menaxhereve te kompanive, qe te vleresojne si duhet mundesite qe ofron sektori I faktoringut per te mbeshtetur ne maksimum rritjen e biznesit. Ne rastin e perdorimit efikas te sherbimeve te faktoringut, ju do te perfitoni minimizim te kostove nepermjet shkurtimit te termave te pageses dhe do te rrisni vleren e maredhenieve tuaja te biznesit, duke pershpejtuar procesin e zhvillimit te biznesit tuaj.